Nisja e një viti të ri shkollor është një moment i veçantë për çdo fëmijë, por edhe një periudhë që shoqërohet me shpenzime dhe angazhime shtesë për familjet. Në këtë fillim viti, Kastrati Energy zgjodhi të jetë pranë fëmijëve të Qendrës Komunitare Shkozë dhe të Qendrës Multidisiplinare pranë Bulevardit të Ri, duke kontribuar me mjetet bazë shkollore për secilin prej tyre.
Përmes kësaj nisme, Kastrati Energy synon të sjellë një kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet, duke i ndihmuar fëmijët ta nisin vitin e ri shkollor më të përgatitur dhe me mjetet e nevojshme për të mësuar, krijuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre.
Njëkohësisht, kjo mbështetje synon të lehtësojë familjet nga një pjesë e shpenzimeve që shoqërojnë fillimin e vitit shkollor dhe të përcjellë një mesazh solidariteti e kujdesi ndaj komunitetit.
Kastrati Energy beson se përgjegjësia sociale shkon përtej aktivitetit të përditshëm të biznesit. Të jesh pjesë e një komuniteti do të thotë të kontribuosh në jetën e tij dhe të mbështesësh nisma që krijojnë mundësi më të mira për brezat e rinj.
Sepse çdo fëmijë meriton ta nisë shkollën me buzëqeshje, me besim dhe me gjithçka që i nevojitet për të hedhur hapin e radhës drejt së ardhmes. Kastrati Energy – gjithmonë pranë familjeve dhe komunitetit
