Pozicione të Hapura në Kastrati Energy.
Ne kërkojmë njerëz të përkushtuar që duan standard, siguri dhe rritje profesionale.
Specialist i Sigurimit dhe Shëndetit në Punë (HSE)
Kastrati Energy SH.P.K., pjesë e Kastrati Group, kërkon të punësojë një Specialist të Sigurimit dhe Shëndetit në Punë (HSE) në Durrës, me minimumi 7 vite eksperiencë profesionale. Kandidati do të jetë përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e standardeve të sigurisë, menaxhimin e risqeve industriale, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një mjedisi pune të sigurt në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- • Mundësi për të zhvilluar karrierën profesionale në një nga grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri.
- • Angazhim në një kompani të konsoliduar në sektorin energjetik dhe të hidrokarbureve.
- • Mundësi për të kontribuar në përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Specialist/e Marketingu
Kastrati Energy SH.P.K., pjesë e Kastrati Group, kërkon të punësojë një Specialist/e Marketingu në Durrës, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për planifikimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut, menaxhimin e komunikimit digjital, zhvillimin e fushatave promovuese dhe forcimin e identitetit të markës.
- • Mundësi për të zhvilluar karrierën profesionale në një nga grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri.
- • Angazhim në projekte marketingu dhe komunikimi për një markë të konsoliduar në treg.
- • Mundësi për të kontribuar me ide dhe iniciativa kreative.
Juriste
Kompania kërkon të punësojë një Juriste për ofrimin e mbështetjes ligjore, garantimin e përputhshmërisë me legjislacionin dhe mbrojtjen e interesave të saj pranë institucioneve dhe palëve të treta.
- Ambient pune profesional.
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
- Trajnime dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.
Quality Assurance (QA) Specialist
Kastrati Energy SHPK kërkon një Quality Assurance (QA) Specialist për garantimin e cilësisë së karburanteve përgjatë gjithë zinxhirit operacional, nga pranimi dhe magazinimi deri te shpërndarja finale.
- Mjedis profesional në një nga kompanitë lider të sektorit të energjisë në Shqipëri.
- Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën.
- Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional.
Menaxher Rajonal – Rajoni i Juglindjes
Kastrati Energy SHPK kërkon të punësojë një Menaxher Rajonal, përgjegjës për menaxhimin, koordinimin dhe monitorimin e aktivitetit operacional dhe tregtar të pikave të shitjes në Rajonin e Juglindjes.
- Pozicion drejtues në një nga kompanitë lider në treg.
- Paketë konkurruese punësimi në përputhje me përvojën.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
Inventarizues
Kastrati Energy kërkon të punësojë një Inventarizues, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe realizimin e proceseve të inventarizimit dhe kontrollit fizik të mallrave, produkteve, materialeve dhe aseteve në pikat e shitjes, magazina dhe ambiente të tjera të kompanisë. Pozicioni kërkon nivel të lartë saktësie, integriteti dhe përgjegjshmërie, pasi ka një rol të rëndësishëm në kontrollin e aktiveve të kompanisë, evidentimin e diferencave dhe sigurimin e saktësisë së të dhënave fizike dhe sistemore.
- Punësim me kohë të plotë dhe kushte konkurruese.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në pozicion.
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
Nuk gjete pozicionin e duhur?
Na dërgo CV-në tënde dhe të kontaktojmë kur të hapet një rol i përshtatshëm për profilin tënd.