KASTRATI
ENERGY

Kontakt

Menaxher Rajonal – Rajoni i Juglindjes
Kastrati Energy SHPK kërkon të punësojë një Menaxher Rajonal, përgjegjës për menaxhimin, koordinimin dhe monitorimin e aktivitetit operacional dhe tregtar të pikave të shitjes në Rajonin e Juglindjes.
Vendndodhja
Korçë
Orari
Full-time
Niveli
Senior / Manager
Detyrat kryesore
  • Menaxhon dhe koordinon aktivitetin e pikave të shitjes brenda rajonit.
  • Përgjigjet për performancën dhe realizimin e objektivave të pikave nën përgjegjësi.
  • Analizon shitjet, marzhet, kostot operative dhe treguesit kryesorë të performancës.
  • Propozon masa për rritjen e performancës dhe optimizimin e proceseve operative.
  • Mbikëqyr dhe koordinon stafin e pikave të shitjes.
  • Merr pjesë në vlerësimin e stafit dhe identifikimin e nevojave për trajnim.
  • Kontrollon respektimin e procedurave, standardeve të shërbimit dhe rregullave të sigurisë.
  • Monitoron stokun, furnizimet dhe nevojat operative të pikave të shitjes.
  • Identifikon devijimet operative dhe siguron marrjen e masave korrigjuese.
  • Mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare, promocioneve dhe fushatave të kompanisë.
  • Monitoron cilësinë e shërbimit dhe eksperiencën e klientit.
  • Bashkëpunon me departamentet e shitjeve, financës, logjistikës, burimeve njerëzore, marketingut dhe teknikës.
  • Përgatit raporte periodike mbi performancën, shitjet dhe problematikat e rajonit.
  • Analizon tregun dhe konkurrencën dhe propozon iniciativa për rritjen e konkurrueshmërisë.
  • Kryen vizita të rregullta në pikat e shitjes.
  • Menaxhon problematikat e pikave dhe koordinon zgjidhjen e tyre.
  • Identifikon mundësi për reduktimin e kostove dhe rritjen e produktivitetit.
  • Siguron zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të kompanisë.
  • Garant­on disiplinë, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në strukturat që menaxhon.
Kërkesat
  • Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 7–10 vite përvojë në menaxhim, shitje, retail ose operacione.
  • Përvojë në menaxhimin e ekipeve dhe strukturave me shtrirje territoriale.
  • Aftësi të forta analitike dhe orientim ndaj rezultateve.
  • Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe drejtuese.
  • Aftësi për vendimmarrje dhe menaxhimin e situatave komplekse.
  • Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
  • Gatishmëri për lëvizje dhe udhëtime brenda rajonit.
  • Leje drejtimi e kategorisë B.
Çfarë ofrojmë
  • Pozicion drejtues në një nga kompanitë lider në treg.
  • Paketë konkurruese punësimi në përputhje me përvojën.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
  • Përfshirje të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen operacionale dhe tregtare.
  • Mjedis pune profesional, dinamik dhe të orientuar ndaj rezultateve.
  • Mbështetje nga strukturat qendrore dhe departamentet e specializuara.
Apliko për këtë pozicion
Fushat me * janë të detyrueshme. CV pranohet në PDF/DOC/DOCX (max 5MB).
Anulo
Të dhënat trajtohen konfidencialisht dhe shqyrtohen vetëm nga ekipi i burimeve njerëzore.