KASTRATI
ENERGY

Contact

Specialist i Sigurimit dhe Shëndetit në Punë (HSE)
Kastrati Energy SH.P.K., pjesë e Kastrati Group, kërkon të punësojë një Specialist të Sigurimit dhe Shëndetit në Punë (HSE) në Durrës, me minimumi 7 vite eksperiencë profesionale. Kandidati do të jetë përgjegjës për zbatimin dhe monitorimin e standardeve të sigurisë, menaxhimin e risqeve industriale, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një mjedisi pune të sigurt në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Location
Durrës
Orari
Full-time
Niveli
Senior
Detyrat kryesore
  • • Monitorimi dhe sigurimi i zbatimit të legjislacionit shqiptar, standardeve dhe procedurave të kompanisë për Sigurimin dhe Shëndetin në Punë.
  • • Identifikimi, vlerësimi dhe menaxhimi i risqeve profesionale në të gjitha ambientet dhe aktivitetet operative të kompanisë.
  • • Kryerja e inspektimeve periodike në ambientet e punës, instalimet dhe pikat operative, duke identifikuar problematikat dhe propozuar masa korrigjuese.
  • • Mbikëqyrja e masave të sigurisë gjatë magazinimit, transportit, furnizimit dhe trajtimit të produkteve hidrokarbure.
  • • Parandalimi i rreziqeve nga zjarri, shpërthimet dhe aksidentet në ambientet industriale dhe operacionale.
  • • Kontrolli i procedurave të sigurisë për punimet me risk të lartë, përfshirë punimet elektrike, mekanike, në lartësi dhe në hapësira të kufizuara.
  • • Monitorimi i përdorimit të pajisjeve mbrojtëse individuale (PPE) dhe respektimit të procedurave të sigurisë nga punonjësit dhe kontraktorët.
  • • Hartimi dhe përditësimi i vlerësimeve të riskut, procedurave HSE, planeve të emergjencës dhe dokumentacionit të sigurisë.
  • • Organizimi dhe monitorimi i trajnimeve të punonjësve për sigurinë në punë, parandalimin e zjarrit dhe reagimin ndaj emergjencave.
  • • Pjesëmarrja në hetimin e aksidenteve dhe incidenteve, identifikimi i shkaqeve dhe propozimi i masave parandaluese.
  • • Monitorimi i kushteve të higjienës dhe shëndetit në punë, në bashkëpunim me strukturat përkatëse.
  • • Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën HSE dhe zbatimin e masave të sigurisë.
  • • Bashkëpunimi me departamentet e kompanisë për përmirësimin e kulturës së sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.
Requirements
  • • Diplomë universitare në Inxhinieri Industriale, Mekanike, Kimike, Elektrike, Energjetike, Mjedisi ose fusha të ngjashme teknike.
  • • Minimumi 7 vite eksperiencë profesionale në fushën e Sigurimit dhe Shëndetit në Punë.
  • • Certifikim profesional si Specialist i Sigurimit dhe Shëndetit në Punë, në përputhje me legjislacionin shqiptar.
  • • Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar për Sigurimin dhe Shëndetin në Punë.
  • • Njohuri dhe trajnime mbi standardin ISO 45001, vlerësimin e riskut dhe sigurinë industriale.
  • • Eksperiencë në identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve industriale dhe operacionale.
  • • Njohuri mbi parandalimin e zjarrit, shpërthimeve, rreziqet ATEX dhe trajtimin e produkteve hidrokarbure.
  • • Eksperiencë në hartimin e procedurave HSE, vlerësimeve të riskut dhe planeve të emergjencës.
  • • Aftësi në kryerjen e inspektimeve, auditimeve dhe hetimin e aksidenteve në punë.
  • • Njohuri mbi sistemin e Lejeve të Punës (Permit to Work) dhe procedurat për punimet me risk të lartë.
  • • Njohuri mbi përdorimin dhe kontrollin e pajisjeve mbrojtëse individuale (PPE).
  • • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe programeve Microsoft Office.
  • • Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
  • • Aftësi vendimmarrëse dhe reagim profesional në situata emergjente.
  • • Integritet, përgjegjshmëri dhe korrektësi në zbatimin e procedurave të sigurisë.
  • • Aftësi për të trajnuar dhe ndërgjegjësuar punonjësit mbi sigurinë në punë.
  • • Gatishmëri për kontrolle dhe inspektime të vazhdueshme në terren.
  • • Preferohet eksperiencë në sektorin e hidrokarbureve, karburanteve, energjetikës ose industrive me risk të lartë.
What we offer
  • • Mundësi për të zhvilluar karrierën profesionale në një nga grupet më të mëdha të biznesit në Shqipëri.
  • • Angazhim në një kompani të konsoliduar në sektorin energjetik dhe të hidrokarbureve.
  • • Mundësi për të kontribuar në përmirësimin e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • • Bashkëpunim me profesionistë dhe departamente të ndryshme brenda kompanisë.
  • • Mjedis profesional dhe dinamik, i orientuar drejt sigurisë, zhvillimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm.
Apply for this position
Fields with * are required. CV accepted in PDF/DOC/DOCX (max 5MB).
Anulo
Your data is treated confidentially and reviewed only by the human resources team.