Hapur
Kthehu te Karriera
Menaxher Rajonal – Rajoni i Juglindjes
Kastrati Energy SHPK kërkon të punësojë një Menaxher Rajonal, përgjegjës për menaxhimin, koordinimin dhe monitorimin e aktivitetit operacional dhe tregtar të pikave të shitjes në Rajonin e Juglindjes.
Location
Korçë
Orari
Full-time
Niveli
Senior / Manager
Detyrat kryesore
- Menaxhon dhe koordinon aktivitetin e pikave të shitjes brenda rajonit.
- Përgjigjet për performancën dhe realizimin e objektivave të pikave nën përgjegjësi.
- Analizon shitjet, marzhet, kostot operative dhe treguesit kryesorë të performancës.
- Propozon masa për rritjen e performancës dhe optimizimin e proceseve operative.
- Mbikëqyr dhe koordinon stafin e pikave të shitjes.
- Merr pjesë në vlerësimin e stafit dhe identifikimin e nevojave për trajnim.
- Kontrollon respektimin e procedurave, standardeve të shërbimit dhe rregullave të sigurisë.
- Monitoron stokun, furnizimet dhe nevojat operative të pikave të shitjes.
- Identifikon devijimet operative dhe siguron marrjen e masave korrigjuese.
- Mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare, promocioneve dhe fushatave të kompanisë.
- Monitoron cilësinë e shërbimit dhe eksperiencën e klientit.
- Bashkëpunon me departamentet e shitjeve, financës, logjistikës, burimeve njerëzore, marketingut dhe teknikës.
- Përgatit raporte periodike mbi performancën, shitjet dhe problematikat e rajonit.
- Analizon tregun dhe konkurrencën dhe propozon iniciativa për rritjen e konkurrueshmërisë.
- Kryen vizita të rregullta në pikat e shitjes.
- Menaxhon problematikat e pikave dhe koordinon zgjidhjen e tyre.
- Identifikon mundësi për reduktimin e kostove dhe rritjen e produktivitetit.
- Siguron zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të kompanisë.
- Garanton disiplinë, përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në strukturat që menaxhon.
Requirements
- Diplomë universitare në Ekonomi, Administrim Biznesi, Menaxhim ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 7–10 vite përvojë në menaxhim, shitje, retail ose operacione.
- Përvojë në menaxhimin e ekipeve dhe strukturave me shtrirje territoriale.
- Aftësi të forta analitike dhe orientim ndaj rezultateve.
- Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe drejtuese.
- Aftësi për vendimmarrje dhe menaxhimin e situatave komplekse.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Gatishmëri për lëvizje dhe udhëtime brenda rajonit.
- Leje drejtimi e kategorisë B.
What we offer
- Pozicion drejtues në një nga kompanitë lider në treg.
- Paketë konkurruese punësimi në përputhje me përvojën.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Përfshirje të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen operacionale dhe tregtare.
- Mjedis pune profesional, dinamik dhe të orientuar ndaj rezultateve.
- Mbështetje nga strukturat qendrore dhe departamentet e specializuara.
Apply for this position
Fields with * are required. CV accepted in PDF/DOC/DOCX (max 5MB).