KASTRATI
ENERGY

Contact

Juriste
Kompania kërkon të punësojë një Juriste për ofrimin e mbështetjes ligjore, garantimin e përputhshmërisë me legjislacionin dhe mbrojtjen e interesave të saj pranë institucioneve dhe palëve të treta.
Location
Tiranë
Orari
Full-time
Detyrat kryesore
  • Harton, shqyrton dhe negocion kontrata, marrëveshje dhe dokumente ligjore.
  • Ofron këshillim ligjor për departamentet e ndryshme të kompanisë.
  • Siguron përputhshmërinë e aktivitetit të kompanisë me legjislacionin shqiptar.
  • Ndjek procedurat administrative, gjyqësore dhe përmbarimore ku kompania është palë.
  • Përgatit dokumentacionin ligjor për institucionet shtetërore dhe subjektet private.
  • Monitoron ndryshimet ligjore dhe vlerëson ndikimin e tyre në aktivitetin e kompanisë.
  • Informon drejtuesit dhe departamentet përkatëse mbi ndryshimet në legjislacion.
  • Bashkëpunon me autoritetet publike, noterët, përmbaruesit, avokatët dhe institucione të tjera.
  • Përfaqëson dhe mbron interesat e kompanisë pranë institucioneve dhe palëve të treta.
  • Administron dhe arkivon dokumentacionin ligjor të kompanisë.
  • Merr pjesë në proceset e due diligence dhe auditimeve.
  • Mbështet projektet dhe proceset e veçanta ligjore të kompanisë.
  • Kryen detyra të tjera në përputhje me funksionin dhe nevojat e kompanisë.
Requirements
  • Diplomë universitare në Drejtësi.
  • Minimumi 7 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri shumë të mira të legjislacionit tregtar, civil, administrativ dhe të punës.
  • Aftësi të mira në hartimin, shqyrtimin dhe interpretimin e kontratave.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, organizative dhe komunikuese.
  • Aftësi për të menaxhuar disa procese dhe afate njëkohësisht.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me departamente të ndryshme.
  • Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
  • Integritet, konfidencialitet dhe përgjegjshmëri profesionale.
  • Licenca e avokatisë përbën avantazh.
  • Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
What we offer
  • Ambient pune profesional.
  • Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm.
  • Paketë konkurruese kompensimi, bazuar në përvojë dhe performancë.
Apply for this position
Fields with * are required. CV accepted in PDF/DOC/DOCX (max 5MB).
Anulo
Your data is treated confidentially and reviewed only by the human resources team.