Hapur
Kthehu te Karriera
Inventarizues
Kastrati Energy kërkon të punësojë një Inventarizues, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin dhe realizimin e proceseve të inventarizimit dhe kontrollit fizik të mallrave, produkteve, materialeve dhe aseteve në pikat e shitjes, magazina dhe ambiente të tjera të kompanisë.
Pozicioni kërkon nivel të lartë saktësie, integriteti dhe përgjegjshmërie, pasi ka një rol të rëndësishëm në kontrollin e aktiveve të kompanisë, evidentimin e diferencave dhe sigurimin e saktësisë së të dhënave fizike dhe sistemore.
Location
Në varësi të nevojave të kompanisë
Orari
Full-time
Niveli
Junior/Mid
Detyrat kryesore
- Planifikon dhe realizon inventarizimet periodike dhe të jashtëzakonshme në pikat e shitjes, magazina dhe njësi të tjera të kompanisë.
- Kryen numërimin, matjen, verifikimin dhe evidentimin fizik të produkteve, materialeve dhe aseteve.
- Kontrollon përputhjen ndërmjet gjendjes fizike dhe të dhënave të regjistruara në sistem.
- Identifikon, dokumenton dhe raporton diferencat e konstatuara gjatë inventarizimit.
- Analizon diferencat dhe bashkëpunon me strukturat përkatëse për identifikimin e shkaqeve.
- Verifikon dokumentacionin e hyrjeve, daljeve, transferimeve dhe lëvizjeve të mallrave.
- Kontrollon zbatimin e procedurave për administrimin, ruajtjen dhe lëvizjen e stokut.
- Përgatit procesverbalet, raportet dhe dokumentacionin përfundimtar të inventarizimit.
- Administron dhe arkivon dokumentacionin e krijuar gjatë kontrolleve.
- Bashkëpunon me financën, kontabilitetin, magazinën, logjistikën, operacionet dhe menaxhimin e pikave të shitjes.
- Kryen kontrolle të planifikuara dhe të paplanifikuara.
- Monitoron transferimin e produkteve ndërmjet njësive dhe verifikon dokumentacionin shoqërues.
- Kontrollon procedurat për produktet me lëvizje të shpejtë, produktet e dëmtuara, mungesat dhe tepricat.
- Raporton menjëherë çdo parregullsi, mospërputhje ose risk të evidentuar.
- Merr pjesë në analizimin e diferencave dhe hartimin e masave korrigjuese.
- Kontribuon në përmirësimin e proceseve të kontrollit dhe inventarizimit.
- Ruan konfidencialitetin e informacionit financiar, operacional dhe të inventarit.
Requirements
- Arsim i lartë ose i mesëm, preferohet në Ekonomi, Financë, Kontabilitet, Logjistikë ose fusha të ngjashme.
- Përvoja në inventarizim, magazinë, logjistikë, kontroll ose auditim përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira analitike dhe numerike.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe saktësisë.
- Integritet dhe korrektësi profesionale.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Njohuri të mira të Microsoft Excel dhe sistemeve informatike.
- Gatishmëri për të udhëtuar në pika të ndryshme të kompanisë.
- Leje drejtimi e kategorisë B.
What we offer
- Punësim me kohë të plotë dhe kushte konkurruese.
- Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në pozicion.
- Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
- Eksperiencë pune në një nga kompanitë lider në treg.
- Mjedis pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
Apply for this position
Fields with * are required. CV accepted in PDF/DOC/DOCX (max 5MB).